Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës.
25-vjeçari Klodian Rasha, u qëllua teksa ai po kthehej në shtëpi mesnatën e 8 dhjetorit 2020, pas përfundimit të afatit të orës policore.
Ndërkohë, me gjykim të shkartuar Hajdaraj dënohet me 12 vite burg. Kujtojmë se kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.
Hajdaraj sipas Apelit e vrau me dashje 25-vjeçarin, teksa ky i fundit largohej me vrap duke mos iu bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur pasi kishte dalë jashtë orës policore që ishte vendosur atëkohë për shkak të pandemisë.
Ish-polici pretendoi se qëlloi mbi Rashën për shkak se kishte dyshime se ai ishte i armatosur dhe ndjeu rrezik, por kjo rezultoi e pavërtetë, pasi i riu nuk kishte në duar asnjë send të paligjshëm. Vrasja e Klodian Rashës solli reagime të forta dhe protesta që çuan në largimin e ministrit të Brendshëm të kohës, Sandër Lleshaj.