Ka vdekur i dyshuari për krimin në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 10 persona, Aco Martinoviç.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviç, i cili tha se Martinoviç ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë derisa po dërgohej në spital, shkruan RTCG.
Martinoviç dyshohet se vrau së paku 10 persona, mes të cilëve dy fëmijë, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.
Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë njoftuan se në luftë për jetën janë katër të plagosur.
Aco Martinoviq 42 vjeç, vrau 10 persona dhe plagosi 4 të tjerë.
Gjithçka nisi në një tavernë pasditen e djeshme, ku vrau pronarin e tavernës dhe fëmijët e tij.
Aty ai piu alkool gjithë ditën dhe më pas shkoi në shtëpi mori armën dhe nisi masakrën.
Sipas ministrit të Brendshëm, autori ka vrarë edhe në 3 lokacione të tjera.