Një sherr me sende të forta mes dy personave është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Vlorë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se si pasojë e konfliktit një person është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në bordurë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se viktima është shtetasi Armando Memshani, 51 vjeç, biznesmen, teksa konflikti ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti.
Ngjarja ka ndodhur pranë gjykataësa së Vlorës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje.