Një biznesmen grek është vrarë në Athinë. Kështu shkruajnë mediat helene. Një kufomë e djegur e qëlluar me armë zjarri është gjetur pak pas orës 19.00 në Mandra të Atikës. Viktimë është biznesmeni Christos Gialia, i cili ndër të tjera ishte aktiv edhe në tregtinë e mishit në zonën e Megarës.

Rreth makinës së djegur janë gjetur gëzhoja. Kanë qenë dy thirrje për policinë, të cilat kanë çuar efektivët, në vendin ku është gjetur trupi. Në thirrjen e parë raportohet për të shtëna, ndërsa në të dytën për zjarrvënie. Që atëherë ELAS ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve, që dyshohet se janë larguar me motor.

Automjeti i djegur është gjetur në rrugën e Agia Ekaterinit, ku zjarrfikësja ka nxituar për të shuar zjarrin. Nuk dihet ende nëse makina ka marrë flakë nga të shtënat apo autorët e vrasjes i kanë vënë flakën vetë makinës, për të mbuluar gjurmët. Policia ka gjetur një kallashnikov brenda mjetit të djegur. Bëhet me dije se në maj të vitit 2018 është vrarë ish-bashkëshortja e biznesmenit. Ish-bashkëshortja e vrarë quhej Freda Karzi dhe trupi i saj u gjet në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra. Biznesmeni ishte martuar në kohën e vrasjes me një shqiptare dhe me të kishte 1 fëmijë.

Vritet dhe i digjet trupi biznesmenit grek, lidhja që kishte me

VRASJA E BIZNESMENIT 1
Vritet dhe i digjet trupi biznesmenit grek, lidhja që kishte me

VRASJA E BIZNESMENIT 2
Vritet dhe i digjet trupi biznesmenit grek, lidhja që kishte me

VRASJA E BIZNESMENIT 3
Vritet dhe i digjet trupi biznesmenit grek, lidhja që kishte me