Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kafe me nargjile në Nea Joni, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Sipas medies helene Prothema.gr gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në lokal dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.
Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë lokalit dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
Për pasojë shqiptari i cili sipas njoftimit ë parë nga policia greke nuk kishte lidhje me grupin e bashkëatdhetarëve të tij që u përleshën, mbeti i plagosur.
Pas plagosjes së shqiptarit grupi prej 7 personazh është zhdukur në drejtim të panjohur.
Oficerët e policisë që u ndodhën në vendngjarje gjetën një xhip të tipit amerikan që ndoshta i përkiste njerit prej anëtarëvetë grupit shqiptar.
Shqiptari i plagosur u dërgua në spital ku ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit pasi kishte humbur shumë gjak.
Rastin e ka marrë Departamenti i Vrasjeve, ku policia ka grumbulluar nga vendngjarja shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar nga një pistoletë, ndërsa është vënë në kërkim të personit që ka qëlluar pasi është zbuluar përmes kamerave të sigurisë së dyqanit.