PSG u shpall fituese e Ligue 1 këtë sezon futbollistik. Familja Icardi ka zbritur në Parc de Princes për të festuar këtë arritje dhe nuk kanë munguar as fotografitë. Partnerja e sulmuesit argjentinas, Wanda Nara ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka zgjedhur fjalët më emocionuese të mundshme.
“E lumtur për t’ju shoqëruar, për t’ju parë të rriteni dhe për të ndarë me ju çmimin më të madh … familjen tonë. Urime kampion!” – shkruan ajo.
ajo.
Vlen të theksojmë se çifti në fjalë ka kaluar një periudhë jo shumë të mirë, teksa në mediat rozë flitej për krisje të marrëdhënies dhe tradhti. Gjithçka ka kaluar dhe tashmë të dy janë tejet të lumtur.
29 vjeçari Icardi luajti edicionin e 3-të me parisienët, pas atij largimi të bujshëm nga Interi.