
Xhemi Shehu ka konfirmuar lajmet se do të rikthehet në “Portokalli”. Spektakli i humorit do të çelë sonte sezonin e ri me Salsanon, Xhemin dhe Fjoralbën.
Ka qenë vetë Xhemi që ka postuar foto ku shfaqet krah Salsanos dhe Fjoralbës dhe shkruan “Rikthim në shtëpi”.
Moderatorja po rikthehet në skenën e “Portokallisë” pas gati dy vitesh dhe duket se do të kemi edhe një surprizë pasi Xhemi ka zbuluar gjithashtu se do të bëjë një kërcim special së bashku me trupën e baletit.