Moderatrja Xhemi Shehut është një ndër frigurat publikë e cila nuk tregon shumë për jetën e saj përsonale por së fundmi ajo iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në Instagram ta pyesin rreth gjërave të ndryshme.
Moderatorja e njohur prej disa kohësh ishte e shkëputur nga ekrani duke mos marrë përsipër asnjë projekt televiziv, por para disa javësh ajo u rikthye në një emision humori së bashku me Salsano Rrapin “Qesh mirë i fundit”. Megjithatë ka zëra se ajo mund të marrë përsipër një spektakël në televizionin Klan.
“Është e vërtetë që do prezantosh një spektakël të madh në Klan në shtator”– e pyet dikush Xhemin, e cila nuk ka dhënë përgjigje por ka publikuar një video duke ecuar, gjë është është nënkuptuar si jo.
Xhemi tha pak kohë më parë në një intervistë se do e shohim vetëm në Top Channel dhe nuk do prezantojë në asnjë ekran tjetër duke hedhur poshtë çdo mundësi tjetë.
Po ashtu është pyetur edhe për “Big Brother VIP” dhe se cili ka qenë personazhi i saj i preferuar. “Më pëlqen koha e foljes”– ka thënë ajo, duke mos treguar emrin e asnjërit6 nga ish-banorët.