
Edhe pse nuk është një fytyrë e ekranit, vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit nuk mund të kalojë pa marrë vëmendjen e publikut si vajza e çiftit të njohur shqiptar.
Era e cila tashmë pas divorcit të prindërve jeton me nënën e saj në Neë York, ka një profil Instagramit mjaft të ngritur ku ndiqet nga më shumë se 8 mijë persona.
Edhe pse pjesa më e madhe nga Shqipëria, në profilin e Era Saraçit nuk mungojnë edhe ndjekësit amerikanë e mes tyre edhe figura publike.
Një që bie në sy është O’Neal McKnight. Ai është stilisti i famshëm amerikan, komediani dhe ylli i televizionit, i cili u bë subjekt i serialit reality “Lifetime Kosher Soul”. Ndër klientelën e tij të famshëm janë Jessica Alba dhe Penelope Cruz.
Edhe pse gjithmonë në kontakt me yjet e famshëm amerikan, vëmëndja e McKnight për vajzën e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit nuk mungon. Ai komenton prej kohësh në fotot e saj, ku nuk nguron ta komplimentojë e madje ta quaj MBRETËRESHE.