Erion Veliaj ka nisur një “furtunë” shkarkimi në Bashkinë e Tiranës. Nga detyra janë shkarkuar 12 drejtorë, të cilët janë zëvendësuar menjëherë nga pasardhësit e tyre.

Bëhet fjalë për drejtuesit e UjësjellësKanalizimë Tiranë, Polici Bashkiake, Qytet Studenti, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Parkingje, Kopshti Zoologjik, Qendrat Sociale dhe Muzeumet.

Ndryshimet kanë ardhur në kuadër të strukturimit të Bashkisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të bëhen vitin që vjen. Në këto zgjedhje, Veliajt edhe njëherë i është besuar posti i drejtuesit politik të qarkut të Tiranës.