Në dosjen “5 D”, rezulton të jenë të përfshirë një zinxhir veprimesh, por edhe emrash.
Madje aty del edhe emri i Gazmend Haxhiajt, i cili është tashmë në masën e sigurisë detyrim paraqitje për dosjen SASPAK të fondeve të huaja kur drejtor ishte Ilir Beqaj.
Po ashtu rezulton në këtë procedim edhe emri i Elvin Tivarit ish-drejtor i shitjeve në UKT.
Lidhja konstatohen në ndërtimin e një hoteli në Durrës, për të cilin është themeluar “Mediterranean investment Grup” që ka marrë dhe lejen e ndërtimit.
SPAK aktualisht ka sekuestruar 24 për qind të aksioneve që i përkasin Redi Mollës. Ndërsa, po ashtu pjesë aksionesh ka dhe Gazmend Haxhia që njëkohësisht është dhe administrator i shoqërisë “5D”.
Por lidhjet vijojnë edhe më tej. Prokuroria ka zbuluar se hoteli do të ndërtohet dhe mbi një sipërfaqe prej 800 metër katrorë që fillimisht ka qenë e Elvin Tivarit.
Ky i fundit rezulton të ketë në bashkëpronësi me Redi Mollën kompaninë “Gaztro Faktori”, ndërsa trualli i është shitur subjektit “Mediterranean”, ku janë 4 bashkëpronarë, kundrejt 150 mijë eurosh.
Një tjetër sipërfaqe me vlerë 300 mijë euro i është shitur subjektit që do ndërtoje hotelin prej Selim e Ollga Mollës dhe Elvin Tivarit që kanë qenë bashkëpronarë.
Ndërkaq konstatohet se Selim Molla ka derdhur në llogarinë e shoqërisë “Restur” që ka në pronësi djali i tij shumën prej 566,440 euro në formë huaje dhe më tej fondi ka kaluar të “Mediterranean”.
Por edhe kompania “5 D”, përfshihet në këtë situatë ku ka marrë përsipër edhe punimet në objekt ku janë evidentuar 526 milionë lekë fatura 252 milionë prej të cilëve janë paguar. /oranews