Katër persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Ndërsa një i ri është zhdukur. Familja ka bërë denoncim duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Tiranë-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
- A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis;
- L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. X., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte në një market dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. E., 28 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.