Janë rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë Rena Hamza.
Në qytetin e Elbasanit është zhvarrosur një kufomë, e cila dyshohet se është i “Renit të Elbasanit”.
Mësohet se trupi është gjetur mëngjesin e djeshëm rreth orën 05:00 të mëngjesit, ku një grup prej 25 policësh dhe specialistësh të krimeve dhe mjekë ligjore, kanë kryer zhvarrosjen e kufomës ende të paidentifikuar.
Sipas “ABC”, kufoma është gjetur në një fshat të Librazhdit. Kufomës ia kanë marrë kampionet e AND-së, pasi ka dyshime të forta se trupi i përket Renato Hamzës, zhdukja e të cilit mbetet enigmë edhe sot që prej vitit 2014.