Majlinda, e motra e Saimir Sulës, i riu që iu mor zemra në Spanjë, ka dalë në protestë duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, pse institucionet shqiptare po heshtin. Ajo kërkon shpjegime pse autoritet shqiptare nuk kanë komunikuar me homologët spanjollë që zemra që i është gjetur t’i bëhet testi i ADN-së.
“Sot protestojë zvarritjen dhe mos drejtësinë. Zoti Rama në Shkodër, Etilda Gjonaj nisi letërporosi Spanjës, kërkesë për ndihmë juridike, sepse mjekësia ligjore në Shëipëri konstatoi se trupi kishte ardhur pa zemër, Gjonaj u lidh me homologun e saj në Spanjë, do doja të pyesja nëse Manja ca arsyesh ka pasur për t’u interesuar ku ndodhet zemra e shtetasit shqiptar, Saimir Sula.
Në qershor të 2021, autoritetet spanjolle njoftuan se e kishin gjetur zemrën, pse doli tani, ku ishte 1 vit e një muaj? Për një vit e një muaj zemra ndahet nga trupi dhe prishet zinxhiri i kujdestarisë së organeve, deri tani ne detyrohemi të bëjmë autopsi të dytë, pse duhet ta besoj pa provën e ADN dhe nëse ju nuk reagoni, kjo provë nuk do bëhet kurrë, kjo zemër nuk e di kujt i përket, gjejeni ju kujt i përket ajo zemër, jo Saimirit, ose është trafikuar ose është fshehur si prova e vrasjes në dhunë nga 8 truprojat e spitalit, por Zoti Rama dhe që unë të zbardh të vërtetën, më duhet që zinxhiri i drejtësisë të mos hesht, të mos hesht Manja, të mos hesht kryeprokurori dhe t’i përgjigjen kërkesave tona.
Nga kjo letër porosi e Gjonajt është kthyer një përgjigje që ndodhet në ministri ka 8 muaj, pasi Manja hesht dhe nuk ia dërgon spanjollëve se s’kemi përkthyes, hesht dhe muaj kalojnë dhe rasti i arkivua si vdekje natyrale, as ajo zemër në 22 prill nuk i përket Saimirit.
Çfarë ka pritur ministri i drejtësisë 11 muaj për të bërë të njëjtën gjë si Etilda Gjonaj. Këtu flitet për trafik organesh, jo për broçkulla, kanë kaluar 2 vite. Zbrisni këtu dhe shpjegojini nënës së Saimir pse zemra e Saimirit nuk është këtu, që të bëni testin e ADN-së”, tha ajo.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020, në kohën kur bota po pushtohej nga pandemia e Covid-19. Saimir Sula hyri në spitalin del Mar në Barcelonë, i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Ai kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test covid, i cili doli negativ.
Por, 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t’i thënë se vëllai i saj kishte vdekur. Mjekët kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord dhe Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj.
Ajo kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri, ku bëri një autopsi të dytë dhe raporti e siguroi se trupi kishte mbërritur pa zemër në vendlindje.