spak spak

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Në muajin janar të këtij viti vlera e prokurimeve publike për të cilat është shpallur një fitues ishte vetëm 470 milionë lekë ose 4.7 milionë euro.

Kjo shumë është shumë e ulët krahasuar me madhësinë e buxhetit 2025, mbi 8 miliardë lekë, gjysma e të cilave pritet të prokurohen në vazhdim për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe kryerjen e punëve publike.

Sipas të dhënave nga data-baza e Agjencisë së prokurimeve publike gjatë janarit rezultuan me fitues 1527 procedura prokurimi, nga të cilat 874 procedura ishin për blerjen e shërbimeve, 614 ishin për furnizime me mallra dhe vetëm 39 procedura ishin për punë publike.

Siç shihet nga të dhënat fondi i prokuruar për punë publike zuri vetëm 7.7 për qind të prokurimeve me fonde publike në muajin janar 2025.

Të dhënat tregojnë se 16 për qind e numrit të prokurimeve me fitues ishin për blerje të biletave të avionit me vlerë 350 mijë euro për muajin janar 2025.

Buxheti i shtetit këtë vit është programuar në vlerën e 822 miliardë lekëve më shumë se 8 miliardë euro, çka do të thotë si një vlerë më e madhe se vitet e kaluara është në dispozicion të prokurimeve publike.

Në muajt e parë të vitit ka gjithnjë vështirësi për të tenderuar fondet sipas planifikimeve të buxhetit. Prokurimet dhe tenderët nisin me vonesë, përveç blerjeve emergjente që shpesh behën me negocim pa shpallje.

Vitin e kaluar pati vështirësi në zbatimin e buxhetit të shtetit për shkak të mosrealizimit të procedurave të prokurimit.

Agjencia e Prokurimit Publik u përball me probleme të burimeve njerëzore. Mungesat në staf dhe hezitimet për të çuar përpara procedurat e prokurimeve nga frika e hetimeve të SPAK bëri që shumë tenderë të dështonin.

Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri përballet me një sërë problemesh, të cilat ndikojnë negativisht në transparencën, konkurrencën dhe menaxhimin e fondeve publike dhe klientelizmi. Ka raste kur kriteret e vlerësimit ndryshojnë në mënyrë të paqartë gjatë procesit, sipas rasteve që janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik.

Kontratat publike jepen shpesh të njëjtave kompani, duke kufizuar konkurrencën. Hetimet nga organet e drejtësisë kanë gjetur lidhje të forta mes kompanive private dhe zyrtarëve publikë, Madje janë zbuluar skema që përfitues të tenderëve publikë ishin vetë zyrtarët.

Shumë tenderë jepen përmes negociatave të drejtpërdrejta, pa një proces të hapur konkurrues. Kjo praktike ka çmimet për shërbime ose produkte.

Në shumë raste kompanitë që fitojnë garat nuk kanë kapacitete teknike dhe nuk janë të duhurat (rasti inceneratorëve) duke bërë që kontratat të dështojnë.