Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, vendi deri ditën e premte do të jetë në ndikim të fushës barike të presionit të lartë. Kjo do të garantojë mot të kthjellët e vranësira kalimtare, kryesisht në jug e bregdet.
Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë dhe hera-herës mesatare, veçanërisht në bregdet e veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rritje graduale, si në tabelën e mëposhtme.