Që kur publikuan këngën e tyre “All your lovin”, Semi dhe Roni janë përfolur për një lidhje të mundshme. Dy artistët u panë shumë të afërt gjatë skenave në klip dhe më pas u kapën mat bashkë edhe në evente të ndryshme.

Asnjëri prej tyre nuk preferoi të fliste për këtë lidhje që u aludua në media dhe mesa duket romanca ka përfunduar shpejt.

“Prive” raporton se Semi dhe Roni nuk janë më bashkë. Dyshja pas ndarjes kanë zgjedhur të mbesin miq me njëri-tjetrin.