Një video në TikTok, bëri që njerëzit të fillonin të tregonin historinë e tyre “të zbulimit të tradhtisë së partnerit”. Disa nga përgjigjet ishin këto;
1. Ai filloi të vinte vonë në shtëpi dhe të mos i hapte telefonatat e mia. Pas 5 muajsh, erdhi në shtëpi me një shenjë në qafë. I thashë mirupafshim!
2. 18 vite e gjysmë martesë dhe për herë të parë i pashë telefonin. Gjithçka ishte aty.
4. Ish-i më injoroi për dy jave sepse “donte të më jepte një mësim”. Pas dy javësh, kishte ndërruar bravën e derës.
5. Një grua i kishte lënë një mesazh: “Ke një muaj që s’na viziton më”. Ai kishte fëmijë me dikë tjetër. S’e dija deri në atë moment.
6. Një infermiere që punonte me bashkëshortin tim erdhi dhe më tha gjithçka.
7. Ai kishte një aplikacion Facebook Messenger të fshehur në një aplikacion që dukej si makinë llogaritëse në telefonin e tij.
8. Gjeta mesazhet e tij me shoqen time. I tregova gjithçka dhe bashkëshortit të saj.
9. Pasi ai humbi jetën nga mbidoza, familjarët e tij më thanë për gjithë tradhtitë gjatë 20 viteve që ishim bashkë.
10. Gjeta një varëse argjendi në formë zemre në xhaketën e tij. Unë jam alergjike nga argjendi.
11. E gjeta në një ndërtesë të braktisur me burra të tjerë. Më tha që “s’kishte qenë ajo”.
12. E gjeta në shtrat me të, në krevatin tonë, në shtëpinë tonë. Isha 36-javëshe shtatzënë.
13. Zihej me kast me mua që të flinte në divan. Pastaj doli nga shtëpia dhe s’u kthye për dy ditë. Motrat e tij më shpjeguan gjithçka.
14. Më mjaftoi diçka fare e vogël që ta kuptoja: Ai filloi ta linte telefonin në tavolinë me fytyrë poshtë.
15. Bënte biseda seksuale gjatë gjumit dhe thoshte emrin e saj.