Fillimisht çfarë është magjia?

Magjia është një energji negative që vjen në forma të ndryshme, me qëllim për t’i bërë keq një personi të caktuar. Ka shumë lloje magjish, ashtu siç ka edhe mënyra për t’i prishur ato, në varësi të kategorisë.

A mund t’i bëjmë magji dikujt dhe të mos e dimë?

Magjitë bëhen me kast dhe janë të mirëmenduara. Nuk ekziston diçka e tillë si magji aksidentale dhe zakonisht bëhet nga dikush që ka eksperiencë në këtë fushë. Mallkimet nga ana tjetër mund të jenë më pak të qëllimshme dhe mund të vihen në zbatim kur dikush mendon apo flet keq kundrejt një tjetri.

Çfarë duhet të bëni nëse bindeni se dikush ju ka bërë magji?

Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është të mësoni të mbroni veten. Pastaj, e mira është të dini se ekzistojnë mënyra që mund ta prishin magjinë pa qenë nevoja të shkoni tek një profesioniste. Nuk ka nevojë të bëni praktikë, thjesht ndiqni indikacionet më poshtë dhe veproni me kujdes.

Çfarë ju duhet?

Një send, njeri apo një vend që ka qenë i mallkuar. 

Një kovë me ujë, mjaftueshëm e madhe për të larë targetin e magjisë, ose ujë mjaftueshëm për ta spërkatur në vendin që mendohet se ka qenë i mallkuar.

Kripë deti. Raporti ujë-kripë duhet të jetë 100 me 1. Nëse keni dyshime për masën e kripës që do të hidhni në ujë, kini parasysh që është më mirë të hidhni më shumë sesa më pak.

Koha më e mirë për ta bërë këtë ritual?

Gjatë një Hëne të Re, një ditë të marte, në mesditë ose në mesnatë, gjatë agimit ose gjatë muzgut.

Mbusheni kovën (vaskën) me ujë. Temperatura e ujit duhet të jetë e përshtatshme, nëse brenda do të futet një njeri. Hapeni enën e kripës së detit dhe mbajeni pak. Pastroni mendjen dhe përqëndrohuni tek fjalët që do të thoni më pas. Thuaji ato me ngadalë,me shumë besim dhe me përdor gjithë fuqinë e mendjes në ato pak sekonda.

“Në emër të etërve të mi, të Zotave dhe vetes, i bëj thirrje krijesave të Tokës dhe Ujit: Ejani, pastroni (emrin e atij/asaj që mendoni se i kanë bërë magji) nga të gjithë magjitë e liga dhe djallzore dhe më ktheni (mua, atij) ekuilibrat dhe shëndetin. Sipas vullnetit tonë, kështu do të jetë!”

Pasi t’i keni thënë këto, vendosni kripën në ujë. Gjatë kësaj kohe është e rëndësishme të jeni të qetë dhe në gjendje meditimi. Nëse mendoni se jeni ju ai/ajo që ju kanë bërë magji, futuni në vaskë, shtrihuni dhe zhytuni. Bëjeni këtë për 10 minuta. Kur të mbaroni shpëlahuni dhe hiqeni kripën nga trupi.

Në përfundim do të thoni të njëjtën fjali që thatë më parë.

“Ju falenderoj, krijesat e Tokës dhe të Ujit në emër të vetes, të Zotave dhe të etërve të mi. Çliroji në shtëpitë e tua, duke mos bërë asnjë dëm gjatë rrugës tënde dhe kthehu tek unë me zemër të gëzuar. Sipas vullnetit tonë, kështu do të jetë!”

Qëllimi i këtij rituali është pastrimi nga energjia e keqe e magjisë, por nëse magjia ka qenë shumë e fuqishme, duhet të kërkoni një tjetër ndihmë sepse ka gjasa të mos bëjë punë.

Të tjera mënyra?

Në muzg, gjatë perëndimit  digjni një gjethe sherebele ose gjethe dafine, për t’u pastruar nga “mallkimi”. Më pas hidhini në një burim uji natyral (liqen, det). Në këtë mënyrë, rrjedha e ujit do ta çojë magjinë larg jush.

Këshillë: Edhe nëse e dini se cili është ai/ajo që ju ka bërë magji dhe doni t’ja ktheni mbrapsht, mos e bëni. Nuk është ide e mirë pasi universi i kthen sërish tek ju. Shumë njerëz besojnë tek ligji i treshit që thotë se çfarë dërgoni në botë do t’ju kthehet trefish. Nëse hakmerreni ndaj atij që ju bëri magji (duke menduar se jeni i/e justifikuar) prisni t’ju kthehet një ditë. Më e mira që mund të bëni në një rast të tillë është t’i prishni me një nga mënyrat më sipër.