Një moment je duke u munduar të të zëjë gjumi, në momentin tjetër e sheh veten duke bërë seks me shefin, me kamarierin tek lokali ku ke pirë kafe vetëm një herë, me një njeri që ndoshta as nuk e njeh ose me dikë që as nuk bën sens, me Shrekun për shembull.

Para se të filloni të mendoni se në mënyrë të pandërgjegjshme ju mund të keni ndjeja për ndonjërin nga ata, dijeni se një pjesë e mirë e ëndrrave seksuale në fakt nuk kanë të bëjnë shumë me vetë aktin (fatmirësisht). Edhe pse ëndrrat e intimitetit shpesh duken “normale” kur përqendrohen rreth një të dashuri aktual ose ish të dashur, ato gjithashtu mund të jenë në dukje të palogjikshme dhe të pakuptimta. Megjithatë, psikologjikisht ka disa shpjegime dhe në fakt ëndrrat seksuale përbënin rreth 8% të të gjitha ëndrrave të raportuara sipas një studimi me mbi 3,500 persona nga Antonio Zadra, i Universitetit të Montrealit.

– Ëndrrat seksuale mund të lidhin ndjenjat e së kaluarës me të tashmen

Pranojeni tani, në këtë moment, që kushedi sa netë keni fjetur duke menduar një ndërveprim seksual me ish-in tuaj (mos kini turp se është diçka normale dhe ju ka ndodhur të gjithëve). Ndonjëherë, është një fantazi e bukur, herë të tjera zgjoheni me mendime të tipit “hiqe nga mendja, mjaft, mos e bëj më”. Sido që të jetë, seksi me ish-in tuaj është një nga ato më të zakonshmet. Sipas analistes eksperte të ëndrrave Layne Dalfen, ëndrrat e seksit për ish-të dashuruarit mund të zbulojnë shumë për atë që po ndodh në jetën tuaj të tashme. “Çdo partner që keni pasur ndonjëherë, ata janë në një “dosje” në mendjen tuaj njësoj si çdokush nga marrëdhëniet e tjera të rëndësishme të jetës suaj,” shpjegon Dalfen. Interesante, studimi i lartpërmendur zbuloi se 20% e grave, krahasuar me 14% të burrave, treguan se në ëndrrat e tyre seksuale kanë parë partnerë aktualë ose të kaluar. Nëse jeni duke fjetur me një ish në ëndrrat tuaja, pyesni veten “Cilat janë gjërat e para që më vijnë në mendje kur mendoj për atë person?” Pavarësisht nëse është nostalgji e dashur apo refuzim, ka të ngjarë të ketë një lidhje ekzistuese me realitetin tuaj të sotëm, me ndonjë ngjarje që po të shqetëson ose po të ndodh në të tashmen.

– Ëndrrat seksuale mund të tregojnë dëshirën që keni për t’u përmirësuar në jetë

Ndoshta, ëndrra juaj e seksit me Shrekun nuk është aq e pakuptimtë në fund të fundit. “Nëse jeni në një moment të jetës kur keni vërtet nevojë të thoni ose të bëni diçka, por keni frikë, mund të shihni sikur po bëni seks me shefin tuaj në ëndërr, sepse ata, ka të ngjarë të kenë atë cilësi të fuqishme dhe të sigurt që ju keni nevojë për veten tuaj në atë moment”, thotë Dalfen. Në këtë skenar, bëhet fjalë për diçka që ju mungon aktualisht në jetën tuaj dhe ju e dëshironi. “Nëse tashmë jeni në shtrat me atë karakteristikë në ëndrrat tuaja, si të thuash, atëherë ndoshta jeni më afër arritjes së karakteristikës në jetën reale,” shton ajo.

 – Ëndrrat seksuale mund të pasqyrojnë drejtpërdrejt situatat e të tashmes

Një tjetër studim ka treguar se disa njerëz shohin ëndrra seksuale për ata që nuk do të dëshironin kurrë të flinin me të, me dikë që e ke refuzuar disa herë në jetën reale dhe në ëndërr nuk e mendon dy herë ta provosh se çfarë ndjesi të jep ai njeri në seks.

– Ndoshta thjesht je e eksituar

Ka raste që këto ëndrra as nuk kanë nevojë për shpjegim, sidomos kur kanë kaluar disa ditë/javë/muaj (varet sa duron) pa seks. E thënë thjesht, një pjesë e madhe e ëndrrave seksuale janë për të të kujtuar se si është të ndihesh mirë dhe në kënaqësinë maksimale (të falenderojmë ëndrrat kur na bëjnë të ndihemi super single).