Xhoana Kurti, ish-konkurrentja e “Love Island Albania” pushtoi mediat rozë me historinë e saj të jetës. Teksa ndodhej brenda Vilës së Dashurisë, ajo rrëfeu se edhe pse vetëm 21 vjeç, ishte nëna e një djali, të cilit i kishte vendosur emrin e partnerit të ndjerë. Me lot në sy ajo tregonte për partnerin që i kishte ndërruar jetë dhe e kishte lënë vetëm në muajin e 9 të shtatzanisë, e kishte ikur nga kjo botë pa e njohur të birin. Ndaj dhe të porsalindurit i kishte vendosur emrin e të atit, si shenjë dashurie ndaj tij.
“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin. Bebi do të rritet me mua, me prindërit e mi dhe me vjehrrën time,”-tregonte ajo. Por edhe pse e trishtë, historia e saj u pa me dyshim nga publiku, që siç kanë treguar gjithmonë dinë të bëjnë mirë rolin e hetuesit. Zbuluan se partneri i saj ishte shqiptari i vrarë në Amerikën Latine, Ergys Dashi.
Pasi doli nga vila dhe pa komentet, kishte dhe vetë një për të bërë në mbrojtje të historisë së saj të dashurisë, ndërkohë që fotot e çiftit qarkullonin kudo në të gjitha mediat. Megjithatë ajo kërkonte që të mos hidhnin më baltë në historinë e saj të dashurisë dhe mbi partnerin e saj të ndjerë.
Ky është postimi i saj:
“Pike se pari dua t’ju falënderoj te gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë qëndrimit tim ne vile. Se dyte ulje-ngritjet te cilat i kam pasur me Arlindin kane ardhur shkak pasoje e lëkundjeve qe ka pasur ai karshi lidhjes tonë gjë që më bëri të kuptoja vazhdimisht qe ai nuk është një njeri i qëndrueshëm dhe nuk e di akoma se çfarë është duke kërkuar. Se treti frika e te mos qëndruarit vetëm dhe siguria qe kishte tek unë për të qëndruar ende aty e shfaqi mbrëmë gjatë “folesë së dashurisë” me Uedën kur unë u largova ku dëshpërimisht është duke shfrytëzuar 72-orarshin. Fatkeqësisht me lejoni te them qe vërtetova 100% dyshimet qe unë kisha ne lidhje me te. SE FUNDMI PËR TA MBYLLUR,UNË JAM SHUMË E LUMTUR JASHTË PRANË TIM BIRI dhe me vjen shumë keq që u hodh balt mbi figurën time me shpifje (gjë që nuk duhej lejuar të ndodhte) dhe aq me pak për ish bashkëshortin tim te ndjere, ku u vu ne dyshim historia e jetës time!”
Por mesazhin nuk e mori dhe as nuk e përfilli gruaja e Dashit. Në një prononcim që bëri për JOQ, e reja me nënshtetësi italiane sqaroi se ka qenë e martuar me 34-vjeçarin prej 11 vitesh dhe se bashkë kanë një vajzë. Ndërsa për Xhoanën tha se është thjesht një vajzë që e donte të ndjerin vetëm për paratë që ai kishte. Veçse nuk u tregua aq e butë me termat.
“Përshendetje, unë jam gruaja e Ergys Dashit prej 11 vitesh, kjo është thjesht një p*tanë që shkon për paratë e tij, si gjithë shqiptarët, që nuk kanë për të ngrënë. E kuptuat?!,”-shkruante ajo për JOQ.
Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për transportimin e sasive të mëdha të kokainës. Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente.