Ish-konkurrentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka “thyer” heshtjen dhe ka folur për herë të parë për bashkëjetesën me Ergys Dashin në Guayaquil të Ekuadorit, me të cilin ka dhe një djalë.

Xhoana ka treguar momentin e vështirë ku ka treguar mes emocionesh momentin e vështirë se i kanë çuar foton e partnerit të vrarë për ta njohur edhe pse ajo ishte 9-muajshe shtatzënë, në pritje të fëmijës së tyre.

“Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion”, tha Xhoana në emisionin “Glamour Zone”

Ajo ka zbuluar edhe “luftën” për pasurinë që ka bërë me familjarët e Ergys Dashit, pas vrasjes së këtij të fundit.

Sipas saj, ata kishin dyshime mbi atësinë e fëmijës, teksa Xhoana tha se me babain e Ergys Dashit nuk ka asnjë kontakt edhe sot.

“Pas vdekjes së atij luhej edhe pasuria. Më kanë mohuar fëmijën duke më thënë se nuk është me personin. Unë kam ndenjur me të për njeriun, dhe jo për pasurinë. Thonin ja po del, ja po bën gjatë gjithë kohës. Familja dhe shoqëria e djalit. Me babain e djalit në fjalë nuk kam aspak kontakt, ndërsa vjehrrën e quaj shoqe”, tregoi Xhoana.

Gjithashtu, ajo deklaroi se ishte vetëm e dashura e Ergys Dashit dhe se nuk ishte në dijeni të problemeve të tij me trafikun e lëndëve narkotike, por mendonte se punonte në kompani bananesh.

“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, u shpreh Xhoana Kurti.

Ergys Dashi me origjinë nga qyteti i Durrësit u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit të vitit 2022 në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit, teksa nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” rezultoi se ai merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, si pjesë e grupit të Ervin Matës, Ismail Zenelit dhe Eralbi Breçanit. Madje nga bisedat në “Sky Ecc” përmendet dhe vrasja e tij, ku thuhet se një beratas ka paguar shuma të mëdha për ta eliminuar.