Modelja e njohur Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend janë në pritje të fëmijës së tretë. Modelja e njohur thotë se është një lajm “perfekt dhe i bukur”. Lajmin e lumtur Teigen e ka bërë të ditur dje përmes Instagram, duke pozuar përpara pasqyrës dhe duke na treguar format e saj të shtatzanisë.
Ajo në postimin e saj ka shkruar: “Vitet e fundit kanë qenë një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona. Siç mund ta shihni, ne do të kemi një fëmijë tjetër”. Ishte shtator 2020 kur tragjedia goditi familjen e Chrissy dhe John . Modelja humbi djalin e saj Jack pas komplikimeve gjatë shtatzënisë.
Humbja është e qartë se ende po e preokupon Chrissy-n me shtatzëninë e saj të re, pasi ajo thotë: “Çdo takim i them vetes ‘ok, nëse ai është i shëndetshëm sot do t’ju njoftoj’. Unë jam ende shumë nervoze. Nuk mendoj se do të largohem ndonjëherë nga një takim më i emocionuar se sa nervoz, por deri më tani, gjithçka është perfekte dhe e bukur dhe ndihem optimiste dhe mahnitëse. Mirë, ishte shumë e vështirë për ta mbajtur atë për kaq gjatë”. Çifti tashmë ka edhe një vajzë 6-vjeçare, Luna , dhe një djalë 4-vjeçar, Miles.