Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe udhëtimet nuk kanë të ndalur.
Ndërsa ndodhet me pushime në Firence me familjen e saj, duket se djali i saj i madh, Joni, na konfirmoi gjininë e fëmijës në mënyrën më të bukur dhe të çiltër. Në një postim në ‘InstaStory’, Arbana shihet duke shëtitur me kuaj në Firence, ndërsa pranë saj ndodhet Joni.

“Hë mo Joni”, i thotë ajo duke buzëqeshur.

“Në Firence, ja me motrën”, thotë ai duke i përkëdhelur barkun moderatores.

Pra nuk ka më dyshime, Arbana, pas dy djemve, do të sjellë në jetë një vajzë.