Arbana Osmani nuk është tip i ‘gender reveal’, që është zbulim i gjinisë së bebit në një mënyrë të veçantë dhe publikimi i videos në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar në një komunikim në rrjetet sociale se ka zbuluar gjininë e bebit që po pret kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet nuk kanë bërë asnjë xhirim.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi.”- shkruan moderatorja.

E duket se ajo nuk ka ndërmend që ta zbulojë gjininë e fëmijës së tretë për publikun as në mënyrë të veçantë dhe aq në mënyrë të zakonshme, përmes një statusi a ndonjë fotoje. Megjithatë, në media aludohet se ajo prej një vajzë.