Policia në Fier ka dhënë detaje të tjera në lidhje me operacionin “Tempulli 2”.

Efektivët kanë lëshuar në total 30 urdhra-ndalimi. Policia mësohet se ka arrestuar 20 persona, ka vënë nën hetim 10 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 2 shtetas.

Policia e Fierit, në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar kanabis sativa, kokainë, heroinë, fishekë dhe telefona

Çfarë u sekuestuara nga Policia e Fierit:

820 gram cannabis sattiva

– ⁠15 ml vaj canabisi

– ⁠116 gramë kokain

– ⁠2 gramë Heroinë

– ⁠2 thika

– ⁠25 fishekë model 54

– ⁠mjete 17

– ⁠telefona 34.