Kastro Zizo është baba i tre fëmijëve dhe nuk e ka pasur asnjëherë problem të publikojë foto me ta në rrjete sociale.

Mirëpo kohët e fundit fotot kishin munguar dhe sot kuptuam se gjatë kësaj kohe dy djemtë e artistit janë rritur shumë.

Kastro ka publikuar në Facebook një foto krah Dankanit dhe Dantes e shkruan: “Djemtë e mi”.

Kastro ka edhe një vajzë me emrin Nia, 9 vjeç, ndërsa të tre fëmijët janë sjellë në jetë nga nëna të ndryshme.

Artisti kontrovers nuk ka ndërmend që ta mbyllë me kaq, pasi është shprehur se do të sjellë në jetë edhe fëmijë të tjerë.

“Nuk do ta mbyll me tre fëmijë jetën time, kisha kështu një milisekonda për ta mbyllur me Danten. Por, kam ndërmend të sjell në jetë dhe fëmijë të tjerë. Nëse njeriu ndihet mirë me personin që do risjell një jetë të re”, citohet të ketë thënë Kastro.