Dieta e shalqirit zgjat një javë dhe ju bën të humbni deri në 3 kilogramë nëse e ndiqni me kujdes. Nuk bëhet fjalë për një dietë të bazuar vetëm tek konsumi i shalqirit, por për një regjim ushqimor të ekuilibruar që e shton këtë frut plot vlera në skemën e ushqimeve dietike dhe të shëndetshme siç janë për shembull drithërat integrale.

Duhet gjithashtu të shmangni gatimet e rënda siç janë të skuqurat dhe të zgjidhni gatimin me avull. Duke ndjekur këtë dietë për shtatë ditë, do të luftoni fryrjen e barkut, celulitin dhe mbajtjen e lëngjeve në trup.

Pse pikërisht shalqiri?

Pavarësisht shijes së ëmbël, shalqiri përmban mes 16 dhe 30 kcal për çdo 100 gramë. Është shumë i pasur me ujë (92%) dhe ka tre avantazhe për trupin: dobëson, lufton celulitin dhe hidraton lëkurën. Përmban vitamina A, C, B1 e B6 dhe karotenoide, substanca të tilla si likopeni dhe beta-karoteni ndihmojnë nxirjen e lëkurës dhe e mbrojnë atë. Janë të shumta mineralet e gjendura te shalqiri si kalimi, magnezi, kalciumi, fosfori, zinku, hekuri dhe mangani.

Ka efekt diuretik çka e bën atë ideal për të humbur peshë dhe për t’i thënë lamtumirë celulitit. Por kjo nuk është e gjitha: Shalqiri kundërshton gjithashtu veprimin e radikaleve të lira, promovon prodhimin e melaninës dhe ngadalëson plakjen e epidermës.

Çfarë duhet të hani për mëngjes dhe si vakt të ndërmjetëm

Fillojeni ditëm ne një filxhan çaj jeshil, një sallatë frutash sezonale dhe një smoothie shalqiri. Në alternativë të këtij mëngjesi, mund të zgjidhni një filxhan qumësht të skremuar pjesërisht ose plotëisht, 5 biskota integrale ose 3 feta buke të thekur.

Në vaktin e paradites mund të hani një kos me pak yndyrë me një dorë drithëra të plota, një frut sezonal sipas dëshirës (do të ishte mirë 100 gr boronica), një fetë të thekur me pak marmelatë pa sheqerna të shtuara. Ose një fetë shalqi.

Çfarë të hash për drekë

Konsumoni 50 gr makarona integrale me domate, borzilok dhe një lugë vaj ulliri ekstra i virgjëer dhe shumë pak kripë (kripa ndihmon mbajtjen e lëngjeve kështu që duhet të evitohet ose të paktën të zgjidhet e jodizuar). Shoqërojini makaronat me një sallatë perimesh të ziera ose të pjekura në skarë.

Vakti i pasdites në dietën e shalqirit

Si vakt për pasdite, dy feta shalqi janë ideale për të thyer urinë dhe për t’u freskuar. Falë përmbajtjes së lartë të ujit, dy feta nga ky frut kanë fuqinë t’ju mbajnë të ngopur.

Çfarë të hani për darkë

Për darkë hyjnë në lojë proteinat. Zgjidhni midis mishit të bardhë dhe peshkut: gjoks pule, gjoks gjeli deti, salmon, ton. Shoqërojeni këtë vakt me një sallatë perimesh të freskëta, të ziera ose në skarë si spinaqi, asparagët, lulelakra, kungulli i njomë, karota e finok.