Ka kombinime në horoskop që shkojnë shumë mirë, mund të përputhen, ose nuk shkojnë fare. Më poshtë do të gjeni listën e 3 kombinimeve që nuk rekomandohet të lidhen në asnjë mënyrë, ose rezultati do të ishte i tmerrshëm.

Edhe po u lidhën, kur merr parasysh karakteristikat e zodiakut, vështirë ta kenë të gjatë.

Ujori me Gaforren

Ujori cinik e përbuz Gaforren e përhershme të ndjeshme, por shpesh bie në dashuri me të. Njëri merr pak nga sasia e energjisë së tjetrit dhe bëjnë një kombinim shumë të fortë.

Virgjëresha me Luanin

Virgjëreshat me komplekse tërhiqen nga Luanët dinamikë. Ata të dy nuk janë dakord për gjithçka pasi zakonisht kanë temperamente dhe qëndrime të ndryshme, por gjithmonë do ta kujtojnë njëri-tjetrin si diçka ndryshe.

Binjakët me Bricjapin

Si gëzimi i jetës, Binjakët gjithmonë do të nxjerrin pak seriozitet nga Bricjapi serioz dhe punëtor. Kaq mjafton për t’i parë shpesh bashkë dhe madje të lumtur.