30 milionë në “pjatë”! Drejtori Maksim Et’hemaj , tender për karrige rrotulluese
Autoriteti i Aviacionit Civil ka rihapur tenderin për blerje mobilie dhe orendi zyre. Procedura u hap fillimisht në Mars, por më pas u mbyll me argumentin se nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme.
Por çfarë kërkon konkretisht që të blejë Autoriteti i Aviacionit Civil me 30 milionë lekë pa TVSH që ka vendosur në “pjatë”?
Veç komodinës me rroga dhe bibliotekës, Autoriteti i Aviacionit Civil kujdeset për punonjësit duke kërkuar karrige rrotulluese, që zyrtarët që punojnë në këtë institucion të ndihen sa më komodë.
/gj