Katerina, një 31-vjeçare nga Levani ka sjellë në jetë në maternitetin e Fierit fëmijën e saj të dhjetë. Ajo lindi një djalë 3 kg e 800 gram, i cili gëzon shëndet të plotë dhe e pagëzoi me emrin Florian.
Për shkak të situatës së vështrië ekonomike, çiftin Katerina dhe Idajetin e vizitoi sot në spital kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili iu premtoi mbështetje.
Balla tha se shteti do të ndihmojë familjen nga Levani duke i siguruar një banesë dhe një punë për kryefamiljarin, por i kërkoi Katerinës që t’i japë fjalën se do të lërë duhanin.
“Bebin do e kemi në maternitet. Tu rrojë. Është diçka e bukur të kesh 10 fëmijë. Ne do kujdesemi për ju. Ne do të ndihmojmë edhe tek shtëpia, do bëjmë një mbledhje fondesh, do përfshijmë të gjitha institucionet. Por sot do më japësh fjalën, duhan nuk ka më se kemi fëmijët për të rrit. Na duhesh edhe ti e fortë, ndërkohë edhe bashkëshortit do t’i gjejmë një punë të mirë”, tha Balla.