Bypassi i Vlorës, një nga veprat infrastrukturore më të kushtueshme të qeverisë ka ngrënë miliarda lekë nga Buxheti i Shtetit. Mungesa e sinjalistikës për drejtuesit e mjeteve është bërë shkak për shumë aksidente që kanë rezultuar edhe në marrje jete.
Vetëm “Gener 2” kompania e Bashkim Ulajt ka përfituar 35 Milionë Euro për Lotin 1 të tenderit. Në mini Bypassin e Kaninës, të inauguruar pak muaj më parë nga qeveria është çjerrë literalisht propaganda qeveritare me çarjen e asfaltit në riga.
Pamjet janë skandaloze duke konsideruar miliona eurot e hedhura për atë rrugë drejt e në xhepin e klientit qeveritar Bashkim Ulajt. Ky oligark me lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama është edhe ndërtuesi i rrugës Thumanë-Kashar me vlerë 450 MILIONË €. Sipas ministres Balluku, kësaj rruge do t’i vihet trau dhe do të jetë me pagesë 2.5€ për mjet.
Qytetarët shkruajnë:
”Si jeni. Po shkruaj per nje fenomen te shemtuar qe po behet i zakonshëm. Ne Qershor KM inaguroi mbylljen me sukses te bypassit te Kanines. Sot ne Janar Bypassi po bie poshtë ne Vlore”