“ Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj , Pëllumb Salillari …”, Alibeaj: Këta oligarkë drekojnë e gostisin me Berishën, siç bëjnë edhe me Ramën

Në hapjen e fushatës elektorale të PD-së, Enkelejd Alibeaj, akuzoi Sali Berishën se me Edi Ramën ndajnë bashkë interesa financiarë me oligarkët e tyre.

“Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj , Pëllumb Salillari ...", Alibeaj: Këta oligarkë drekojnë e gostisin me Berishën, siç bëjnë edhe me Ramën
“Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj , Pëllumb Salillari …”, Alibeaj: Këta oligarkë drekojnë e gostisin me Berishën, siç bëjnë edhe me Ramën

I pyetur për këtë çështje në emisionin “Pa Censurë”, një çështje që ka marrë vëmendje përtej politikës së ditës, kryetari i komanduar i PD-së foli për herë të parë me emra.

“Samir Mane, Çet Kastrati, Bashkim Ulaj, Salillari. Në qeverisjen e PD-së ishin këta të lidhur drejtpërdrejt me qeverisjen e Sali Berishës. Sot, janë po këta që janë të lidhur me qeverisjen e Edi Ramës. Është nyja lidhëse mes njërit edhe tjetrit.

Po them që interesat ekonomikë janë të njëjtë dhe marrin e japin si me njërin, dhe me tjetrin. Mbështetja e tyre për Berishën ka qenë dje, është edhe sot. Janë këta oligarkë që drekojnë, gostisin me Sali Berishën edhe në festa dhe dasma”- tha Alibeaj për emisionin “Pa Censurë”. /GazetaJone