Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi, me protagonistë një çift shqiptarësh.

Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij me çekiç të enjten e kaluar.

Më pas ai e ka vendosur trupin e pajetë në papafingon e shtëpisë në lagjen Haidari të Athinës dhe sot ka telefonuar policinë për të rrëfyer krimin e rëndë.

Policia ka ndjerë erë të rëndë teksa ka hyrë në banesë, ndërsa trupi është gjetur brenda disa qeseve të zeza.

Siç raportohet, gjatë kësaj periudhe, ai nuk është larguar, por ka qëndruar brenda në banesë.