Organizata e Kombeve të Bashkuara bën me dije se 64 civilë kanë humbur jetën ndërsa 240 të tjerë kanë humbur jetën në ditën e katërt të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në raportin e fundit të OKB shkruhet se bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, por deri në këto momente këto janë shifrat zyrtare.
Rusia që në nisje të ofensivës së saj ka deklaruar se nuk ka si qëllim të sulmojë civilët, por shpesh herë raketat e saj janë filmuar mbi rezidencat e tyre.
Një ditë më parë, Ministria ruse e Mbrojtjes gjithashtu kritikoi vendimin e Ukrainës për të armatosur civilët, pasi sipas saj, kjo gjë mund të shkaktonte aksidente dhe gjakderdhje.
Ukraina nga ana e saj është e vendosur për të mbrojtur territorin me çdo kusht dhe ka pajisur me armë të lehta dhe mitralozë, të paktën mbi 18 mijë qytetarë.