Ndërsa kalojmë nga mosha e mesme në pleqëri, ne priremi të bëjmë seks më rrallë, ose fare. Por kjo nuk ka pse të jetë e vërtetë për ju.
Një studim i kryer nga dr. Stacey Lindau, dhe kolegë të saj, i botuar në New England Journal of Medicine, tregon se nga 3005 pjesëmarrës në SHBA (burra dhe gra), 73% ishin ende seksualisht aktivë ndërmjet moshës 57 dhe 64 vjeç, por vetëm 53% ishin ende seksualisht aktivë në mesin e njerëzve të moshës 65 deri në 74 vjeç, dhe 26% në mesin e atyre 75 deri në 85 vjeç. Për Shqipërinë, nuk ka studime/statistika rreth këtij treguesi.
Gratë kishin shumë më pak gjasa se burrat në të gjitha moshat për të raportuar se ishin seksualisht aktive, por pak flisnin për këtë me terapistin ose mjekun e tyre.
Megjithatë, intimiteti seksual me një partner mund të jetë i rëndësishëm për një marrëdhënie të kënaqshme emocionale dhe një marrëdhënie emocionale e kënaqshme mund të jetë e rëndësishme për lumturinë, si dhe për shëndetin e mirë. Pra, si mund të vazhdojmë të kemi një intimitet seksual të kënaqshëm me partnerin tonë ndërsa vitet kalojnë?
Provoni këto katër këshilla për seks të mrekullueshëm pas të 50-tave:
1: Njihni fiziologjinë femërore të plakjes dhe veproni sa më shpejt që të mundeni.
Kur gratë kalojnë në menopauzë, trupi i tyre fillon të sekretojë më pak estrogjen.
Me kalimin e viteve, thatësia vaginale do të priret të rritet ngadalë, vit pas viti. Mund të fillojë kruarja, si dhe ulja e elasticitetit të indeve. Dhe pastaj marrëdhënia seksuale përfundimisht mund të bëhet e dhimbshme.
Gratë zakonisht nuk do të konsultohen me mjekun e tyre dhe thjesht do të ndalojnë fare seksin, gjë që mund ta bëjë partnerin e tyre të pakënaqur dhe të frustruar seksualisht, duke e tensionuar marrëdhënien.
2: Përdorni orët biologjike të meshkujve. Për shkak se meshkujt kanë kulmin e sekretimit të tyre biologjik të testosteronit në orët e para të ditës, seksi në mëngjes pas një gjumë të mirë dhe një mëngjes i lehtë janë alternativa më e mirë për marrëdhënie të suksesshme te njerëzit pak më të mëdhenj në moshë.
3: Sëmundjet dhe medikamentet. Dijeni se disa ilaçe kundër depresionit do të ulin libidon. Disa ilaçe të zemrës dhe presionit të gjakut do të ndikojnë në fuqinë e meshkujve. Flisni me mjekun tuaj nëse vuani nga depresioni, sëmundjet e zemrës ose presioni i lartë i gjakut dhe përpiquni të qëndroni larg medikamenteve që ndikojnë në libidon.
Pyesni mjekun tuaj për medikamente që do të jenë po aq efektive për gjendjen tuaj pa ndikuar në jetën seksuale.
Dijeni gjithashtu se diabeti, sëmundjet e zemrës, nivelet e ulëta të testosteronit dhe nivelet e ulëta të hormoneve tiroide mund të ndikojnë në jetën tuaj seksuale. Sigurohuni që të keni bërë analiza gjaku për të zbuluar anomalitë që mund të korrigjohen lehtësisht me dietë dhe/ose medikamente të përshtatshme.
4: Përdorni imagjinatën. Që seksi të jetë edhe më i këndshëm, mjekja Mary Jane Minkin, rekomandon përdorimin e imagjinatës dhe fantazinë gjatë seksit.