Balerini i njohur Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother Vip. Shaqiri ka folur mbi këtë eksperiencë brenda shtëpisë, raportet që ka me banorët dhe planet e së ardhmes.
Balerini ashtu sikurse ka treguar më parë në intervista të tjera ka thënë se përshtatja në dy javët e para të izolimit brenda shtëpisë në Big Brother Vip ka qënë e vështirë.
Moderatori i emisionit e ka thumbur Shaqirin duke e pyetur se si ia kishte bërë 4 muaj pa kryer marrëdhënie seksuale.
‘’Atëherë dëgjo ne burra jemi dhe mendja të shkon vazhdimisht. Bile as në ëndrra nuk bëja. Kur bija flija gjumë thoja ishalla po shohim ndonjë gjë të bukur sonte’’, tha Iliri.