Në takimin e parë të dashurisë ka persona që stresohen dhe janë gjithë kohës në ankth sikundër ka dhe nga ata që janë të qetë. Zbuloni në cilët bëni pjesë.
Gaforrja
Gaforret dhe të dridhurat e një takimi nuk ndahen dot asnjëherë nga njëra-tjetra. Pavarësisht se personat e kësaj shenje janë përgjithësisht të dashur e të sjellshëm kur ndihen rehat, kjo ndjeshmëri mundet edhe dyshues kur nuk dinë çfarë mund të ndodhë. Ata janë natyralisht edhe të turpshëm dhe frikacakë nga ato që mund t’iu vijnë më pas prandaj shpesh mbyllen ne vetvete. .
Virgjëresha
Personat e shenjës së virgjëreshës njihen si perfeksionistë dhe kur bëhet fjalë për të dalë në takimin e parë ata janë autokritikë dhe nuk dinë si të sillen. Ideja se nuk mund të flasin si duhet, se nuk mund të qëndrojnë aspo të sillen mirë i streson pafund. Mirë është t’i marrin gjërat me qetësi, të reflektojnë dhe të mendojnë sikur po dalin për një takim të thjeshtë duke ja lënë çdo gjë kohës.
Bricjapi
Personat e shenjës së bricjapit janë pafundësisht ambiciozë, por kur dalin në takimin e parë ndihen nervozë dhe kane frikë mos gabojnë. Pavarësisht aftësive të tyre për të arritur çdo gjë, bricjapët bëhen pesimistë dhe mendojnë gjërat më të këqija. E dini se ndonjëherë mund të tregohen edhe të turpshëm dhe nuk dinë si të sillen? E mira është që në të tilla raste të bëjnë një bilanc të gjithckaje dhe më pas të dalin sërish me personin me të cilin kishin takimin e parë.
Peshqit
Personat e shenjës së peshqve duan të bëjnë çdo gjë për dashurinë dhe mendojnë se kanë besim tek vetja, por kur dalin ne takimin e parë mund të shqetësohen dhe të stresohen sidomos në momentet e para. Gjithsesi ndryshe nga të tjerët kjo situatë kalon shpejt dhe çdo gjë kalon pa probleme.