Sot është një datë shumë e rëndësishme për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn. 5 Nëntori shënon përvjetorin e lidhjes së tyre. Dyshja janë lidhur para 4 vitesh, ndonëse gjatë kësaj periudhe janë ndarë e ribashkuar.
Mbrëmjen e djeshme në “Dancing With the Stars” sapo ora shënoi 00:00 Bora kujtoi ditën e veçantë. Moderatorja i kërkoi Eno Popit ta mbyllnin pak më shpejt programin pasi ajo do dilte për të festuar me partnerin.

“Ora është fiks 00:00 edhe shkon data 5. Unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas se ashtu kemi një sebep shumë të rëndësishëm. Një gotë më shumë në datën 5”, u shpreh ajo.