Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar sot për më shumë se 5 orë në ambientet e SPAK. “Vizita” e sotme shënon herën e dytë që Veliaj shkon dhe dëshon në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas të dhënave që janë bërë me dije, Veliaj sot ka dëshmuar lidhur me hetimin e regjistuar nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. Pasi doli kryebashkiaku nuk pranoi të fliste për mediat, duke u shprehur se detajet do t’i jepte gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. E ashtu ndodhi!
Në mbledhjen e sotme, Veliaj tha se kishte “bashkëpunuar” sot me SPAK, pasi ishte kallëzuar nga një person që nuk ekzistonte, që sipas Veliajt quhet Nesti Angoni. Nuk dha asnjë detaj tjetër se për çfarë ishte kallëzimi, por përçoi një mesazh për opozitën.
PAMJET E PROTESTËS PARA SPAK: