Ndërkohë që Veliaj është “kyçur” prej orësh në SPAK, Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Thethit këtë të martë së bashku me ministrenElisa Spiropali dhe kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin.

Rama shprehet se do diskutoj atje me ta të cilët kanë hapur dyert për Thethin në një destinacion evropian turistik për programin e ri.

Përshëndetje me Mamicën edhe Vrana Kontin. Kemi ardhur dhe po ngjitemi drejt Thethit, diskutojmë atje me ta të cilët kanë hapur dyert për Thethin në një destinacion evropian turistik për programin e ri, paketën e re të mbështetjes të investimit në këto male, e cila do t’u hapë rrugë të gjith atyre që I kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë”, tha Rama.