Seksioni për Krimin Ekonomik në Tiranë ka arrestuar një 32 vjeçar të identifikuar si Olti Ferhataj. Policia bën me dije se ky i fundit në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, nëpërmjet një Call Center të parregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse duke investuar në Kriptomonedha dhe Forex.

Ata kanë përfituar një shumë prej 108 mijë euro, për një periudhe disa mujore.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar një 32 vjeçar të identifikuar si Olti Ferhataj.

Në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, nëpërmjet një call center të parregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse duke investuar në Kriptomonedha dhe Forex.

Duke mashtruar një klient italian, ata kanë përfituar një shumë prej 108 mijë euro, për një periudhe disa mujore.