Për këngëtaren e njohur Aurela Gaçe, sot është një ditë e veçantë.
Vajza e saj e vogël, Abigail feston ditëlindjen dhe mbush 6 vjeçe. Padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim nga mami Aurela, e cila ka ndarë në Instagram një foto të së bijës. Ajo ka treguar edhe një ngjarje plot humor që i ndodhi sot, teksa do ta çonte Abin në shkollë.
Urimi i plotë i këngëtares:
6 vjeç sot, gëzimi dytë i familjes tonë. Dashuria jonë Abi.E zgjoj në mëngjes, hajde se do bëhemi gati për shkolle( parashkollor). Mezi çohet. Kam kollë, mê dhëmb këmba etj. Sot i them, do çohemi se ke ditelindjen, edhe do të të urojnë shoqet. Poooo – tha- edhe u çua si shigjetë hahahaha. Sot nuk kishte asnje ankesê. E pyeta, a ke qejf të të nxjerrë mami këtu tek ky ekrani në telefon ku të shohin njerezit? Po- tha ( lagjia e di që ka qejf pak vëmëndje, tani e dini edhe ju).
Këngëtarja shumë e dashur për publikun është edhe ndër personazhet që rrëfen për publikun edhe pjesën tjetër të saj, atë të vajzës, gruas dhe bashkëshortes. Në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar fotot e saj pa filtra, ku shfaqet duke hekurosur. Këngëtarja është e martuar dhe ka dy fëmijë.