Këngëtarja Aurela Gaçe, ka dhënë një sqarim me anë të një video që ka postuar në Instagram se është mirë me shëndet, pasi sipas saj është folur se hiqte dorë nga muzika. Aurela ka sqaruar publikun duke thënë, se kishte vetem një ngjirje të zërit dhe do të pushonte pak por jo se do largohej nga muzika. Aurela u shpreh se ishtë zgjuar sot me lajme të ‘tmershme’, për veten e saj pasi ajo e thotë se ishin ‘ekzagjeruar’.

“O zot sot në mëngjes jam zgjuar me disa lajme të tmershme për veten time. Jo heq dorë nga muzika, jo po des, jo desh vdiqa. Edhe 20 vjet të tjera ketu më keni, ishte thjeshtë një ngjirje zëri,” tha Aurela.
Ajo gjithashtu ka shkruar përkrah videos, duke i’u drejtuar portaleve. “Drejtuar gjithë portaleve. Faleminderit. Jo nesër, por pasnesër del kënga e re, nga albumi i ri . E di që lajmet mbi shëndetin thithin klikime, por mos më më vdisni para kohe amani e”.