Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë në qëndër të vëmendjes pas performancës së saj në Eurovizion 2022 në Itali nga ku e cila nuk mundi të kualifikohej në finale.

Përmes disa statuseve në rrjetin social Twitter, Ronela e cilëson Euovisionin si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj ndërkohë që i kërkon ndjekësve të saj mos të shpërndajnë më urrejtje dhe negativitet.

“Ok…. Kjo është gjëja e fundit që do të flas për Eurovisionin. Ajo ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Pasi u skualifikuam, vrapova tek balerinët e mi, u përqafuam dhe dolëm për të kërcyer. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë! Dhe për fansat e mi:

Më pëlqen njerëzimi dhe kemi ardhur në këtë botë për ta bërë jetën më të bukur. Ju lutem ndaloni së shpërndari urrejtje, negativitet në komente. Muzika është bërë për t’i bërë njerëzit të bien në dashuri, të kërcejnë dhe të harrojnë problemet. Njerëzit këcyen me këngën “Sekret”, inskenim i mirë ose jo, dhe ajo ishte çfarë unë kisha ëndërruar dhe më shumë.”– shkruan këngëtarja.

Ronela i përfundon statuset e saj duke falendëruar të gjithë ata që i kanë falur dashuri përgjatë gjithë kohës.

“Të gjithë dhanë maksimumin! Artistë të mrekullueshëm, njerëz të mrekullueshëm. Qava shumë kur mbaroi sepse realisht ndihem ende nostalgjike! Jeta vazhdon pavarëshisht të gjithave! Dhe gjithçka çfarë mora nga kjo ishte dashura. Kështu që faleminderit nga zemra! Nuk do të pendohem kurrë!”– përfundon Ronela.