Korografja Klaudja Pepa është përfolur shumë së fundmi pas performancës në Eurovizion me këngëtaren Ronela Hajati. Gjatë një interviste në Top Channel korografja është pyetur rreth eksperincës së saj në Itali ku këtë herë përfaqësonte vendin e saj. Ajo ka treguar se është ndier dyfish e emocionuar.

“Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”-tha Klaudia.

Ndërkohë ajo u pyet gjithashtu se pse zgjodhën atë korografi pasi u komentua pafund në rrjetet sociale dhe në media nga shumë opinionistë.

Klaudia është shorehur se kjo ka qenë kërkesa e Ronelës dhe si koreografe është munduar ti plotësojë kërkesat.

“Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam mësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu,”– tha Klaudia.

Nga ana tjetër, Klaudia ka treguar se është ndier pak e fyer nga Italia, e cila nuk i dha Shqipërisë asnjë pikë.

“Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne…”-tha ajo.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion 2022 nuk arriti të shkonte në Finale, kjo gjë bëri që një vrull mediatik dhe opinionistësh të kritikonin përformancën e saj.