65 milionë euro para të pastruara të kokainës, kush është Algerta Fejzulla , nga avokate në biznesmene dhe ‘fijet’ në Dubai

Algerta Fejzulla, ishte një emër i panjohur për publikun e gjërë deri në momentin që u arrestua në Spanjë së bashku me bashkëshortin e saj, Nexhmedin Danaj për akuzën e pastrimit të parave.

Ndërkohë që në Vlorë, emri i saj ishte lakuar shumë, jo vetëm si zyrtare, por dhe si avokate dhe biznesmene, me atë të këtyre të fundit dushohet se dhe pastronte paratë e trafikut të drogës të bandave kriminale, por dhe paratë që kishin si burim mashtrimin përmes call center-ave të qytetarëve europianë. Në shtator të vitit 2023, autoritetet spanjolle njoftuan se kishin arrestuar 27 persona, në disa provinca si Madrit, Malaga, Seville, Valencia dhe Barcelonë, si pjesë e grupit, i cili kishte pastruar të paktën 65 milionë euro me metodën “Hawala”. Mes tyre ishte dhe Fejzulla me bashkëshortin e saj.

Çfarë është Hawala?

Hawala është një metodë joformale e transferimit të parave pa lëvizur në të vërtetë para fizike. Ai përshkruhet si një “transferim parash pa lëvizje parash”.

Hawala përdoret sot si një kanal alternativ kryesisht i remitancave që ekzistojnë jashtë sistemeve tradicionale bankare. Transaksionet ndërmjet ndërmjetësve Hawala kryhen pa firmosur diku sepse sistemi bazohet vetëm te besimi reciprok.

Hetimet e autoriteteve spanjolle zbuluan se pastrami i parave bëhej nga një grup shqiptar. Ketu spikat ermri i Fejzullas. Kjo e fundit ishte kthyer në një nga korrieret më të sofistikuara dhe të famshme në botën e krimit për transferimin e parave të kokinës. Prapaskena shkruan se Algerta Fejzulla mundëson edhe kthimin në para fizike në Shqipëri për bosët e call centrave, të cilët mashtrojnë qytetarët evropianë duke i joshur për investime të rreme me brokëra fantazmë, ku pasi marrin paratë dhe zhduken, shumat e zhvatura, qoftë në bitcoin apo forma të tjera, kthehen në para fizike dhe investohen në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Arrestimi i parë i Alegrta Fejzullas në Vlorë

Ishte viti 2014, kur emri i Algerta Fejzullas doli në skenë. Ajo u arrestua në shkurt të atij viti në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Vlorës për korrupsion. Në atë kohë, Fejzulla mbante postin e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013.

Algerta Fejzulla akuzohej se nëpërmjet një avokateje në Vlorë, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor. Pas arrestimit Fejzulla do të largohej nga detyrat publike dhe do ti futej biznesit.

Hap biznesin “Dubai im” në Vlorë

Në vitin 2023, Algerta Fejzulla i futet biznesit duke hapur një agjensi turistike me emrin “Dubai im”.

Këtë iniciativë e merr disa vite pasi në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishte regjistruar si avokate, por më pas e kishte pezulluar për tu angazhuar në biznes. Por pse zgjodhi emrin Dubai im? Nuk ka të dhëna për aktivitetin e kësaj kompanie, por nisur nga operacioni i Europol krijohen dyshime se ‘Dubai im’ mund të jetë përdorur për lëvizjen e parave të pista. Ndërkaq, emri i kompanisë ‘Dubai im’, duket se nuk është rastësi, shkruan Prapaskena.  Bashkëshorti i saj, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo kompani në Dubai ka qarkulluar miliona euro. Nexhmendin Danaj është ortak me 30 përqind në televizionin kabllor “Vlora”, bashkë me vëllain tjetër Vexhi Danaj.

65 milionë euro para të pastruara të kokainës, kush është Algerta Fejzulla , nga avokate në biznesmene dhe 'fijet' në Dubai
65 milionë euro para të pastruara të kokainës, kush është Algerta Fejzulla , nga avokate në biznesmene dhe ‘fijet’ në Dubai
DOKUMENTI

Hetimet

Hetimi filloi si rezultat i raporteve të inteligjencës kriminale të dërguara nga Europol, falë të cilave u bë e mundur identifikimi i një organizate të përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare, të dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht mbjelljen e kulturave marijuanë në ambiente të mbyllura, dhe që së bashku me qytetarë me origjinë kineze, kishin formuar një strukturë komplekse në të cilën të dy grupet përfitonin avantazhe të ndërsjella dhe përfitime që rrjedhin nga aktivitetet kriminale me të cilat ata ishin përfshirë.

Gjatë hetimit, agjentët mundën verifikonin sesi në këtë strukturë shtetasit kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash, në këmbim që kjo shumë të kompensohej diku tjetër, me qëllimin përfundimtar që ato para të mbërrinin në vendin e origjinës pa qenë subjekt i kontrollit përkatës ligjor ose formal në Spanjë.

Nga ana tjetër, “havaladarët” shqiptarë, duke funksionuar si një subjekt bankar, kryenin “transferimin” dhe fshehjen e shumave të mëdha të parave nga shitja e drogës dhe merrnin rifinancimin e operacioneve të reja. Hetuesit kanë mundur të zbulojnë se në krye të strukturës kriminale ndodheshin dy shtetas shqiptarë, njëri që vepronte si drejtues dhe tjetri si toger dhe kontabilist.