Antonela Berisha ishte e ftuar në “Ftesë në 5” për t’iu rikthyer edhe një herë eksperiencës së saj në Big Brother VIP. Ajo ka rrëfyer se natën kur doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri duke thënë se nuk i studioi personazhet para se të hynte sepse donte t’i jetonte vetë në lëkurë.
Antonela Berisha: Atë natë kur kam dalë, kam hipur në makinë me motrën më merreshin mendtë dhe se dija kush isha. Mamin e kishte zënë gjumi. Më tha pse je bërë kaq e qetë se jam tip që marr zjarr direkt. Më shumë doja të vija në provë durimin tim dhe besoj se ia kam arritur më së miri. Oferta e Big Brother më ka ardhur vetëm pak ditë para se të hyja. Oferta zyrtare erdhi 1 javë para se të hyja. Kisha parë Primet, por nuk i kisha studiuar personazhet.
Sa i përket synimit të saj për të mos krijuar lidhje brenda shtëpisë, Antonela tha:
“Do vihej epiteti, kjo vdiq për burrë. Nuk kisha sukses në emisione dashurie. Pas dalje, jemi takuar me raste me PM, Sarën, Dagzin, Einxhelin, Trixën, Donaldin, Fifin.”
Ndërsa për konfliktin e saj me Monika Lubonjën, të cilës i bërtiti se ia kishte shkelur këpucët duke i thënë “Kujdes, bëjnë 800 euro ato këpucë”. E pyetur në “Ftesë më 5” për punën që bën dhe si i fiton të ardhurat për të blerë rroba të shtrenjta, Antonela tha se është maniake për veshjet.
Antonela Berisha: Unë kam jetuar edhe para Për’puthen, kam punuar që para se të bëhesha 18 vjeçe, kam punuar kameriere, pastruese, e kam fituar lekun vetë. Të gjithë punonim, qeraja nuk është aq e madhe për 5 vetë. Rroga e parë zyrtare ka qenë kur isha stazhiste, 517 euro fiks. Punoja 6 ditë në darkë nga mëngjesi deri kur mbyllej, sapo kisha mbaruar shkollën. Puna më e mirë e paguar ishte kur në një markë franceze më ofruan punë dhe përveç rrogës, kisha dhe përqindje. Mora dhe titull si shitësja më e mirë në Europë.