Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në qeveri të dekretuara dy ditë më parë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Gjatë votimit të dekreteve, deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Votimi për shkarkimin e Olta Xhaçkës si ministre e Mbrojtjes mori 95 vota pro shkarkimit, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen nesër te Presidenti i Republikës.