Shqipëria fitoi ndaj Polonisë me rezultatin 2-0, aty ku Asani me një kryevepër dhe Daku me një shpikje, i dhanë 3 pikët skuadrës sonë Kombëtare.

Në fund të pjesës së parë, Shezni doli duke folur me Asanin e njëkohësisht duke e uruar për golin që ka shënuar.

Vetë Asani u shpreh se Shezni e kishte konsideruar golin fenomenal, por ky nuk ishte i vetmi që u urua nga Shezni.

Pas ndeshjes, portieri i Juventusit ka pritur edhe Dakun për ta uruar. Ky i fundit po bënte lutjet e tij teksa Shezni e ka pritur deri në momentin e fundit dhe më pas e ka përqafuar.